-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vjen Euro2024, Duka: Me Italinë, ndeshja e jetës

Kryesoret

Shqipëria po bëhet gati për “Euro2024”. Presidenti i FSHF-së dhe njëkohësisht zëvendës president i UEFA-s, Armand Duka nga Londra ku do të ndjekë nga stadiumi finalen Dortmund-Real Madrid ka komentuar përgatitjet e kombëtares dhe sfidën me Italinë.

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës sonë do të luhet në Dortmund. Marrëdhëniet tona me Italinë janë të veçanta, shumë shqiptarë jetojnë në Itali. Do të jetë një ndeshje speciale. Në Xhenova, në ndeshjen miqësore të disa viteve më parë, tifozët tanë kënduan himnin italian.

Në “Signal Iduna Park” presim një mur të kuq, mendoj se më shumë se gjysma e tifozëve do të jenë shqiptarë, është një nga ndeshjet me më shumë kërkesa për bileta, e dyta pas Gjermani-Zvicër. E dimë se çfarë kundërshtari do të gjejmë , ata janë skuadër e mirë, Italia është kampione në fuqi.

Italia është gjithmonë ndër favoritët në Kampionatin Europian, është gjithmonë aty dhe mund të fitojë. Ata janë një ekip historik, kampion europian, me cilësi, por lojtarët tanë janë të përgatitur. Italia është favorit, shpresoj që të festojmë në Dortmund” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit