Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një i moshuar është gjetur i djegur në oborrin e shtëpisë. Djali i të moshuarit ka treguar për arsyen se përse e ka djegur trupin e pajetë të të atit.
“Nuk mund ta duroja më erën dhe më duhej ta digjja. Ai ka vdekur që në muajin shkurt, por nuk kisha para për ta varrosur, ndaj duhej ta digjja. Unë nuk e copëtova. Ndërsa e mbaja me dyshek, disa pjesë u shkëputën nga trupi”, tha djali i tij.
Gjithashtu pranë shtëpisë në një kosh plehrash janë gjetur një kokë dhe një këmbë. Informacionet e hershme sugjerojnë se këto mund të jenë pjesë njerëzore që i përkasin të moshuarit.
Ndërkohë djali i tij 57-vjeç i cili vuan nga probleme psikologjike është arrestuar dhe po mbahet si i dyshuar.