Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpalosur programin e tij elektoral për zgjedhjet e 2025.
Kur po fliste për premtimet dhe pikat që përmban programi i tij, në sallë u fikën dritat.
Disa minuta më pas energjia është rikthyer sërish, ndërsa në sallë kanë shpërthyer ovacionet nën thirrjet “Rama ik”.
“Ky është një rast i paprecedent i pushtetit, i cili, ndërkohë që investohet për të mbajtur në lojë ata që dëmtojnë opozitën, kanë frikë nga PD dhe nga Basha, për shkak të pastërtisë dhe alternativës së tyre qeverisëse.
Është hera e parë që ndërpritet energjia elektrike në një Kuvend Programor në një kohë që prej kohësh nuk ka pasur probleme me energjinë në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e PD.