Mëngjesin e sotëm një makinë është përfshirë nga flakët në bypass-in e Murrizit. Dyshohet se rënia e zjarrit në makinë mund të ketë qenë si pasojë e nxehjes së motorit.
Motori i makinës mund të jetë nxehur pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është malore.
Nga zjarri nuk raportohet asnjë i lënduar por vetëm dëme materiale.