-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapi doganën për kontrabandë, arrestohet polici

Kryesoret

Ditën e sotme në Qafë Botë u arrestua efektivi i policisë Beqir Halili.

Gjatë kontrollit të makinës “Mercedes Benz” me të cilën ai po lëvizte nga pika e kalimit kufitar Qafë Botë në drejtim të Sarandës atij iu gjetën 49 steka të papajisura me pullë fiskale të dyshuara kontrabandë me vlerë rreth 3500 euro.

Ndërsa në dyqanin që ishte në pronësi të tij u gjetën edhe disa qese duhan pa pullë fiskale. Dyshohet se me këto mallra kontrabandë ai furnizonte biznese të ndryshme në Sarandë me një vlerë rreth 10,000 euro në muaj nga shit-blerja e mallrave.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat me cigare kontrabandë, qese plasmasi me duhan pa pullë fiskale, 2 telefona celularë dhe automjeti tip Mercedez Benz që shërbente për transport.

Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit