Në këtë ditë të veçantë Princ Leka ka bërë një urim për vajzën e tij dhe të gjithë fëmijët.
Leka ka postuar disa fotografi me vogëlushen të shkrepura nga partnerja e tij më e re Blerta Celibashi, të cilën ai e ka etiketuar në postim.
“Duke festuar me vajzën time Geraldinë, ju dërgojmë urimet tona të përzemërta të gjithë fëmijëve të kombit tonë. Gëzuar 1 Qershorin!”-shkruan Princ Leka.