-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sonte dokumentari i “RAI3”/ Meloni: T’i çojmë një përfaqim Ramës

Kryesoret

Shqipëria është kthyer në kryefjalë në Itali. Sonte do të transmetohet pjesa e dytë e dokumentarit të “Report” në “RAI3” ndërsa kryeministrja Giorgia Meloni falënderoi sërish Edi Ramën për marrëveshjen e emigrantëve.

Gjatë një takimi elektoral Meloni u tha mbështetësve se Rama meritonte një përqafim, për ndihmën ndaj vendit të saj. Ajo shtoi se Rama është ‘masakruar’ vetëm sepse i shtriu dorën Italisë.

“Le t’i japim një përqafim kryeministrit socialist të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili u masakrua vetëm sepse ndihmoi Italinë”, ka thënë mes të tjerash Meloni.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të zhvillojë një vizitë në Shqipëri me 5 qershor.

Sipas mediave italiane, mendohet se fokusi i diskutimeve do të jetë mbi kampin që do të ngrihet në Gjadër për të pritur emigrantët, sipas marrëveshjes së firmosur më herët nga dy shtetet.

Ahmetaj: Rama i priste mafiozët në zyrë, i pashë me sytë e mi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit