-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vuri zjarrin vetes, vdes pas tre ditësh në spital

Kryesoret

Ditën e djeshme 63-vjeçari me iniciale N.Sh., ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Ai të enjten e kaluar tentoi të vetëdigjet me lëndë djegëse në afërsi të Farkës.

Ndërsa ditën e sotme arrestuan 5 persona për vepra të ndryshme penale.

32-vjeçari me iniciale A.R., banues në Bathore dhe 39-vjeçari me iniciale A.Sh., banues në Tiranë u arrestuan pasi dyshohet se ata kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Ndërkohë specialistët e policisë rrugore kanë arrestuar 26-vjeçarin me iniciale L.H., banues në Tiranë i cili po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës.

Një tjetër 26-vjeçar me iniciale N.G., banues në Tiranë është arrestuar pasi ka drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe është përplasur me dy makina të tjera duke u shkaktuar dëme materiale. 19-vjeçari me iniciale G.D., banues në Tiranë u arrestua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Ndërkohë të gjitha materialet i kaluan Prokurorisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit