-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Taksimi i profesioneve të lira më i lartë në Shqipëri se në Kosovë

Kryesoret

Ngarkesa tatimore e një profesionisti të lirë në Shqipëri është më e lartë krahasuar Kosovën dhe me shtetet e rajonit, si: Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Në Shqipëri, bizneset me të ardhura vjetore deri në 140,000 euro taksohen 15%. Bizneset e fashës me qarkullim vjetor mbi 140,000 euro, taksohen 23%.

Në Malin e Zi, taksimi është zero për bizneset e profesioneve të lira me të ardhura deri në 8,400 euro në vit. Për bizneset e fashës me xhiro nga 8,401 deri në 12,000, taksimi është 9%. Për bizneset me qarkullim vjetor mbi 12,000 euro, tatimi është 15%.

Në Kosovë, për fashën e bizneseve dhe të vetëpunësuarve me të ardhura vjetore deri në 960 euro, taksimi është zero. Për fashën e dytë të bizneseve, që i përkasin kategorisë së xhiros vjetore prej 961 eurosh deri në 3,000 euro në vit, tatimi është 4%.

Për bizneset me xhiro nga 3,001 deri në 5,400 euro në vit, taksimi është 8%. Ndërsa për bizneset me xhiro mbi 5400 euro, tatimi është 10%.

Në Maqedoninë e Veriut, bizneset me qarkullim vjetor deri në 17,080 euro, tatimi është 10%. Mbi 17,080 euro xhiro vjetore, tatimi është 18%.

Për shumë nga bizneset e sektorit IT, vendosja e normave tatimore më të larta se Kosova apo shtete të tjera larg rajonit të Ballkanit, si Estonia dhe Gjeorgjia, Shqipëria humb konkurrueshmërinë dhe pozicionin strategjik në Ballkan për të ofruar shërbime inovative për Europën dhe tregun amerikan me kosto të lirë.

Për rrjedhojë, pas taksimit 15%, janë të shumtë ata që kanë pasion inxhinierisë, si të vetëpunësuar, që tashmë po drejtojnë sytë drejt Kosovës apo me tutje për hapjen e biznesit, për shkak të politikave më të favorshme fiskale. (lexo KËTU shkrimin e plotë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit