Një rast i rëndë ka ndodhur në Kombinat ku është rrëzuar A. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.06.2024, në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, duke punuar (lyer) në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.