-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet çfarë i tha Roberti, ja pse Albano la garën

Kryesoret

Debati mes Albano Bogdos dhe Robert Aliajt ka qenë arsyeja pse aktori mori vendimin për tu larguar përfundimisht nga “Ferma VIP” pak ditë para finales së madhe.

Albano ka qenë një nga lojtarët më të fortë brenda fermës, por njëkohësisht edhe pak rebel.

Këtë gjë e faktoi edhe sot, ku në një debat me Robertin, ai kundërshtoi urdhrin e këtij të fundit për të shkuar tek shtëpia e fakirit.

“Unë ja u thash nuk shkoj tek fakiri, edhe 160 zarf të sjellin. Nuk shkoj edhe tek stalla sa të jetë ai kryefermer. Kryefermeri sugjeron dhe ndan detyrat, nuk urdhëron. Kush kryefermer ka urdhëruar më parë. Ti e di çfarë je, por për respekt të ekranit nuk ta them çfarë je”, i tha Albano Robertit, teksa kundërshtoi zarfiun që erdhi nga Agai pak minuta më parë.

Në vijim të këtij diskutimi, aktori ka thënë se e ka më lehtë të iki në shtëpi sesa tu bindet urdhrave të Robertit.

“Çfarë qytetari do tregosh ti? O komunist, shkon qan tek Agai. Ti që thua unë nuk e rruaj për Again, shkone qan tek ai. Unë iki në shtëpi. Më testo ta provosh sa burrë jam”, tha Albano.

Por Roberti e ka shtyrë më shumë drejt largimit, duke i thënë se nëse është burrë ikën direkt.

“Hape derën dhe ik nëse je burrë. Nuk je burrë. Merre valixhen dhe ik. Po të ishe burrë do ikje vetë. Burri kur thotë unë iki publikisht ikën. Por kur thotë iki dhe rri, ai nuk merriton të quhet burrë”, i tha Roberti Albanos.

Ky ka qenë edhe shkaku kryesor, pse aktori bëri më pas valixhet gati, duke u larguar përfundimisht nga ky rrugëtim, pas më shumë se dy muajsh qëndrimi brenda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit