Paraditen e sotme Bledi Çuçi ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend.
Mes projektligjeve që parashikohet të kalojnë në seancë e radhës janë financimi i pagesës së prapambetur për punonjësit dhe ish-punonjësit e Kombinatit Mekanik Poliçan.
Projektligji “Për ratifikimin e traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”; projektligji “Për gjendjen civile”; shqyrtim i draft Rezolutës për Veprimtarinë e Entit Rregullator të Ujit për vitin 2023.