Mediat greke vazhdojnë që t’i japin hapësirë çështjes Beleri. Djali i kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Petro ka deklaruar se babai i tij në shtator do të dalë nga burgu edhe pse, siç tha ai “nuk kemi asnjë shpresë në Shqipëri”.
“Babai im do të shpallet i pafajshëm solemnisht”, është shprehur Petro Beleri. Lidhur me zgjedhjet e evropiane, djali i Fredi Belerit tha se “ka shumë shpresë dhe se kjo është një mundësi e mirë për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e tij”.