-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitsotakis: Fati i Shqipërisë në dorën e Greqisë

Kryesoret

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis shprehet se Shqipëria ka probleme me shtetin ligjor, ku shembulli konkret sipas tij, është arrestimi i Fredi Belerit. Ai u shpreh sot se Shqipëria duhet ta ketë të qartë, se prosperiteti dhe integrimi i tyre varen shumë nga bashkëpunimi me Greqinë.

“Shqipëria po përballet me probleme të shtetit ligjor dhe demokracinë, duke mbajtur në burg kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Udhëheqja e re e Maqedonisë së Veriut, nga ana e saj, është duke shkelur një marrëveshje ndërkombëtare, siç thashë më herët. Prandaj, të dyja vendet duhet të respektojnë standardet e komunitetit.

Mendoj se mund ta kuptoni se mënyra se si ne zgjedhim të lëvizim diplomatikisht nuk është diçka që mund të jetë temë e një diskutimi të parakohshëm publik, ndaj do të tregoj vetëm qëndrimet që kam shprehur tashmë në lidhje me të ardhmen e tyre europiane.

Si dhe besimi se fqinjët tanë do ta kuptojnë së shpejti se prosperiteti i tyre varet nga bashkëpunimi i tyre me Greqinë.

Për sa i përket kandidimit të Fredi Belerit për zgjedhjet e Parlamentit Europian, Mitsotakis e cilësoi një vendim krejtësisht politik dhe një akt mirënjohje për minoritetin grek në Shqipëri.

“Ishte një vendim thellësisht politik, një akt i njohjes së rëndësisë që i kushtoi minoritetit etnik grek duke emëruar një njeri që është trajtuar shumë padrejtësisht nga shteti shqiptar. Kemi dy grekë etnikë, në fakt; kemi edhe Piro Dhimën” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit