Ditën e sotme në Tiranë u sekuestruan llogaritë bankare të një firme italiane.
Firmës italiane iu sekuestruan 480 mijë dollarë, 20 mijë euro dhe 1.5 milionë lekë.
Dyshohet se firma pastronte para për në Shqipëri.
Personat e përfshirë në firmë me inicialet T.G., J.l., dhe B.R, janë dënuar në vitin 2016 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Itali për mashtrim në përfitimin e fondeve publike dhe se zotërojnë dhe drejtojnë disa biznese atje në fushën e aeronautikës.