Mediat italine kanë kritikuar sërish marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për sa i përket emigrantëve.
Në një shkrim të gjatë të agjencisë prestigjioze ANSA thuhet se vetëm kostot anijeve për transportin e emigranëtve janë shumë të mëdha.
“Mund të na kushtojë 150 mijë euro në ditë marrja me qira e një anijeje për transportimin e emigrantëve nga Deti Mesdhe në portin e Shëngjinit. Qeveria italiane e ka vendosur tavanin maksimal të shpenzimeve për këtë shërbim në 13.5 milionë euro pasi ka bërë një “konsultim paraprak të tregut” të nisur më 30 maj nga Ministria e Brendshme për zbatimin e protokollit ndërmjet Romës dhe Tiranës” – thuhet ndër të tjera në shkrim ku nënvizohet se “opozita po flet prej ditësh për një blof elektoral prej 800 milionë eurosh”.









