Vetëm 9 ditë, pasi kishin vrarë Gjin Ndoj alias Boriçin në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër, Ervis Martinaj, hyn në kontakt me hasmin e tij, Leonard Duka, duke e pyetur këtë të fundit nëse kishte arritur të njihte Gjinin, atë Shkodranin.
Gazetari Elton Qyno shkruan se biseda mes dy kundërshtarëve të betuar në dukje është krejt normale, por nga përmbajtja nënkuptohet se Ervis Martinaj, kërkon të blejë informacion apo të shohë reagimin e Leonard Dukës, lidhur me vrasjen e Gjin Ndojit.
Sipas bisedës, para se të vritej, Gjin Ndoj alias Boriçi është rrahur nga grupi dhe më pas u qëllua për vdekje me tre plumba. Martinaj, i tregon Leonard Dukës, se Gjin Ndoji ishte shok i Bujar Likës, të vrarë vetëm 2 muaj para Gjinit në Mamurras,(30 Maj 2020).
Por sipas Martinajt, Gjini ishte një qelbanik, pasi i kishte marrë 100 mijë euro, dhe të gjitha i kishte lënë në lloto.
Për më tepër, Martinaj i tregon Leonard Dukës se Gjin Ndoj e kishte gënjyer për një porosi kriminale atë boksierin: “…do ta jap sot…do ta jap nesër…me mar peng…masanej më duket e spiunoi…masanej ke Nardin mu këtu…ke att…att…aty…e ke Vlorë…e ke Fier….ka qenë shoku Arit…qelbaniku….”.
Nga ana tjetër Leonard Duka, ia kthen se nuk e njeh fare Gjinin, duke i pohuar se: “…Ti e ke pas majt…S’e kam njoft dhe as i kam çu fjalë…”.
Biseda mes dy bosëve të dy grupeve kriminale është zhvilluar 9 ditë pas vrasjes së Gjin Ndoj, në orën 17:25 të muajit Gusht 2020. Kjo bisedë është pasqyruar nga SPAK në dosjen “Metamorfoza”, që tashmë është dërguar në gjykatë.
Ndër të tjera Duka dhe Martinaj zhvillojnë këtë bisedë si më poshtë vijon:
Ervis Martinaj: Atë Gjinin…e njifje…?!…Shkodranin…?
Leonard Duka:…Ça kam, i kam ata që bojn këshu hiç si du….
Ervis Martinaj: Shoku atij gabelit boksierit…ai na myti…intriga….
Leonard Duka: Ti e ke pas majt…Se kam njoft….
Ervis Martinaj: Më rrejti…për boksierin…do ta jap sot…do ta jap nesër…me mar peng…masanej më duket e spiunoi…masanej ke Nardin mtu…ke att…att…aty…e ke Vlorë…e ke Fier….ka qënë shoku Arit…qelbaniku….
Leonard Duka: Se di që kanë qënë njoft ata….
Ervis Martinaj: Na hangri 100 mijë euro…po pyte boksierin…kot….masanej hangri k……. gjitha i kishte lanë lloto kurva….
Leonard Duka: Aha po boksi është burg s’kam fol me…të.
Ervis Martinaj: Ky ma spiunoi…..
Leonard Duka: Unë s’kam dijeni që kanë qënë njoft….
Ervis Martinaj: Se i shiste mall…po pra…masanej tu llap…
Leonard Duka: Po ikte pite mall m’çeftas ai e për spiunu, e ka spiunu ai niu…
Ervis Martinaj: Llapte, do bohem me Nardin…noshta e niu…tu llap do bëhem me Nardin…m’ka çu fjal Nardi…kur e kapëm e rrafëm kishte shpik çdo gjë…e vram kot…legen mashtrus…
Leonard Duka: Unë si kam çu fjalë për zotin, as e njof iç….
Ervis Martinaj: A mer vesh…do bëhem me Nardin këta të majn me copa buke…