Mësohet se ish-konkurentja e Big Brother Roza Lati do të jetë gjithashtu një nga konkurentet e këtij edicioni në “Dancing with the Stars”.
Lajmin e ka bërë të ditur blogeri, Olti Curri përmes një postimi në InstaStory.
“Roza Lati do të jetë personazhi i parë VIP që ka pranuar të jetë pjesë e spektaklit ‘Dancing with The Stars’” – ka shkruar Olti.