Komisariati i Policisë Kukës ka arrestuar A.H., 32 vjeç, banues në Kukës, i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 16.05.2024, ka goditur me grusht mjekun.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.