-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Ekonomia shqiptare po vuan një lëngatë të shumfishtë

Kryesoret

Lulzim Basha, Kryetari i PD-së ka konsideruar programin e paraqitur si programin e të gjithë shqiptarëve. Ai u shpreh se synimi është që partia demokratike të kthehet së bashku me shqiptarët në një program për shqiptarët.

“Kjo është tryeza e parë që organizojmë pas shpalosjes të programit të Partisë demokratike ditën e shtunë, dhe është stacioni i parë , padiskutim na sjell tek ekonomia në të gjithë kuptimet e saj, tek klima e biznesit, tek taksat, tek çmimet, tek kostoja e jetesës, tek punësimi dhe shpunësimi, tek e ardhmja e rinisë në raport me tregun e punës dhe me investimet e huaja dhe të brendshme në vend, për të cilën kam kënaqësinë e madhe të falënderojë për pjesëmarrjen të gjithë ekspertët e ftuar që ndodhen sot të pranishëm këtu.

“Një kulturë e re politike kërkon që oferta e cdo formacioni politik të jetë transparente. Oferta e çdo partie politike që mëton të qeverisë nesër vendin siç është Partia Demokratike e Shqipërisë, të mos jetë një pusi për elektoratin, për votuesin por të kenë shansin të njihen me të, ta debatojnë atë, ku është e mundur dhe  e nevojshme pse jo ta përmirësojnë atë.

Ekonomia shqiptare vuan në një lëngatë e shumëfishtë. Vuan nga njëra anë për shkak të korrupsionit galopant, një sëmundje shoqëruese e tranzicionit shqiptar, por që nuk ka pasur kurrë nivele të tilla si në këtë dekadë dhe në këtë mënyrë është kthyer jo thjesht një pengesë, por një gangrenë për rritjen ekonomike, është kthyer në kontribuesin kryesor për mosmirëqenien e shqiptarëve, për varfërinë e tyre, për ankthin që ka kapluar si faktorët ekonomik ashtu edhe tregun e punës, që i është përcjell familjes shqiptare, i është përcjellë në veçanti rinisë shqiptare me pasojat të rënda, mpakjen e vendit, shpopullimin e vendit”, tha kreu demokrat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit