-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta jashtë/ Këlliçi: Duhet të futemi brenda në Parlament

Kryesoret

Anëtari i Kryesisë së grupit të Rithemelimit, ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi jashtë parlamentit është shprehur se qytetarët duhet të bashkohen me protestuesit pasi sot ky parlament përfaqëson krimin dhe narkoshtetin e ngritur nga kreu i kartelit, Edi Rama.

“Boll hodhët gaz ndaj qytetarëve dhe boll i sulmuat. Qytetarë, do të duhet të bashkohemi të gjithë edhe pse kushtet atmosferike nuk janë të favorshme, por bashkimi duhet të bëhet për të ardhmen tonë dhe Shqipërisë, kjo nuk është betejë politike.

Duhet të futemi në parlament pasi ai është parlamenti i qytetarëve dhe jo i trafikantëve. Qytetarë, bashkoheni me protestuesit për të shkuar në parlamentin e shqiptarëve. Ky është një regjim i mbështetur në drogë, krim dhe korrupsion. U takon qytetarëve të marrin në dorë fatet e tyre” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit