Policia e Korçës njofton se në lagjen numër 4 në qytet ka rënë zjarr në një banesë, ku jetonte një 89-vjeçar. I moshuari ka marrë plagë në trup dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Së bashku me të në banesë, kur ka rënë zjarr, ka qenë e pranishme edhe një grua 47-vjeçare, që kujdesej për pronarin e banesës dhe e cila ka pasur probleme me frymëmarrjen.
“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 4, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Zh. rreth 89 vjeç, i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale”, njofton policia.