Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi me anë të një postimi ka folur për efektivët e policisë.
Boçi shprehet se drejtoria e policisë i ka detyruar të gjithë efektivët të nënshkruajnë deklaratën ku duhet të pranojnë ‘pa bërë gëk-mëk’ që të punojnë edhe 3 muajt e verës me 12 orë në ditë pa të drejtë ankimimi.
“Kjo deklaratë e detyruar është ligjërisht jo korrekte, moralisht e poshtër dhe politikisht provokuese. Por frika e policëve është e madhe sepse refuzimi i nënshkrimit është baraz me largim nga puna”, shkruan Boçi.
Më tej ai shtoi se “Seriali Narcos në Shqipëri është i gjatë e vazhdon me shumë të panjohura, e vendi e roli i policisë është themelor. Ai kalon dhe NARCOS -in e Netflix. Madje duke konkurruar nga serial-gjatësia me Skllavja Izaura-n e dikurshme”.