Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dënuar sulmin ndaj kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta i uron shërim të shpejtë kryeministres Frederiksen dhe shpreh solidaritet me të dhe autoritetet e Danimarkës.
“Dënoj ashpër agresionin ndaj kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen! Duke shprehur solidaritetin më të madh me të dhe autoritetet e këtij vendi mik të Shqipërisë, i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë!”, shkruan Meta.