Ditën e sotme në Greqi u arrestua një 33-vjeçar shqiptar.
Në Kordhelio të Selanikut është tentuar ndalimi i automjetit ku ndodhej 33-vjeçari së bashku me 37-vjeçarin grek.
Gjatë ndjekjes nga policia nga xhami i makinës është hedhur një armë zjarri pistolete me 4 fishekë.
Nga verifikimi rezultoi se shqiptari ndodhej në mënyrë të paligjshme në Greqi.
Ndërsa greku është shpallur në kërkim.