Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha gjatë një interviste u shpreh se me ish Kryeministri Sali Berisha nuk ka asnjë komunikim që prej shtatorit të vitit 2021.
Basha u shpreh se Berisha në këtë stad ku është nuk ka çfarë jep më për Shqipërinë.
“Nuk më vjen mirë që ta shoh Berishën në këtë pozitë. Më vjen keq. Në fund të fundit është një njeri që në 34 vite të tranzicionit shqiptar ka bërë jo pak për vendin. Është këshilluar keq dhe e vetmja gjë që mund të them sot është që në këtë pozitë ku është nuk ka çfarë të jap më as për Partinë Demokratike, as për vendin. Në 9 shtator të 2021 kam komunikuar për herë të fundit me të”, tha Basha.
Gjithashtu ai shtoi se amendamentet e PD për SPAK nuk janë marrë parasysh në Kuvend pasi sipas tij ka një vullnet të mbrapsht për të frenuar punën e këtij institucioni.