-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani përzgjedh gjashtë kandidatë për zgjedhjet presidenciale

Kryesoret

Irani ka bërë të ditur emrat e gjashtë kandidatëve – kryesisht konservatorë – për zgjedhjet presidenciale të 28 qershorit.

Zgjedhjet do të mbahen për të zëvendësuar presidentin Ebrahim Raisi, i cili ka vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri. Kandidatët e prezantuar nga Ministria e Drejtësisë janë përzgjedhur prej 80 personave që kanë aplikuar.

Përzgjedhjen e ka bërë Këshilli i Gardianëve, trup që mbikëqyr zgjedhjet në Republikën Islamike.

Në mesin e kandidatëve është kryetari i Kuvendit, Mohammad Bagher Ghalibaf dhe ish-negociatori për çështje bërthamore, ultrakonservatori, Saeed Jalili.

Në listë është vetëm një kandidat reformist, Massoud Pezeshkian, aktualisht deputet në Kuvend.

Në listë është edhe ish-ministri i Brendshëm iranian, Mostafa Pourmohammadi, më pas kryetari i Teheranit, Alireza Zakaani dhe zëvëndëspresidenti aktual, Amirhossein Ghazizadeh-Hashemi. / REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit