-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri Igli Hasani vizita zyrtare në Suedi dhe Finlandë

Kryesoret

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani do të nis nesër vizitat zyrtare në Suedi dhe Finlandë me ftesë të homologëve respektivë.

Ministri Hasani në Stokholm do të pritet nga homologu suedez Tobias Billström, Kryetari i Parlamentit suedez Andreas Norlén dhe Ministrja për Çështjet e Bashkimit Evropian, Jessika Roswall.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Stokholm ai do të ketë takime me grupe interesi dhe agjenci suedeze të fokusuara në drejtim të tregtisë dhe investimeve.

Ndërsa me datë 12 dhe 13 qershor 2024 Ministri Hasani do të qëndrojë në Finlandë ku do të ketë takime me Presidentin Alexander Stubb, homologen Elina Valtonen si dhe Ministrin për BE dhe Drejtimin e Pronësisë Anders Adlercreutz.

Gjithashtu Hasani do të vizitojë edhe Qendrën Evropiane për Kërcënimet Hibride në Helsinki dhe do të takohet me grupin parlamentar të miqësisë Shqipëri – Finlandë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit