Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që drejtohet nga Hamasi, njoftoi se të paktën 274 palestinezë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën të shtunën gjatë sulmit ushtarak izraelit që liroi katër persona që mbaheshin peng nga Hamasi.
Ushtria izraelite tha se njësitë e saj u pritën me luftime të ashpra gjatë operacionit të zhvilluar gjatë ditës në thellësi të territorit të Gazës dhe kryeministri izraelit u zotua të dielën për vazhdimin e përpjekjeve për lirimin e të gjithë pengjeve dhe për fitoren në luftë.
Ndërkohë sot mbërrin sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që do të përpiqet të rikthejë bisedimet për armëpushimin.
Dhjetëra prej të plagosurve u dërguan në spital për të marrë me urgjencë trajtim mjekësor.