Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit e saj një moment emocionues për të.
Ajo ka marrë pjesë në koncertin “ColdPlay” në Athinë së bashku me disa mikeshat e saj.
Sara ka postuar një video ku në një moment është emocionuar nga muzika dhe ka shpërthyer në lot.
“Ky koncert kishte dy anët e tij”, ka shkruar influencerja.
Sara ka treguar se pjesëmarrja në këtë koncert ishte një ndër dëshirat e saj më të mëdha.