Autoritetet italiane kanë ndaluar dy koncertet e reperëve amerikanë Kanye West dhe Travis Scott, të planifikuara për korrikun në RCF Arena të qytetit Reggio Emilia, për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe rendin publik.
Afërsia e dy eventeve dhe fluksi i madh i spektatorëve brenda 24 orësh u konsiderua një rrezik i mundshëm.
Vendimi u mbështet edhe nga organizatat e konsumatorëve dhe komuniteti hebraik, për shkak të deklaratave të mëparshme antisemitike të Kanye West.
Reperi ka përjetuar anulime të tjera koncertesh në Europë, ndërsa Travis Scott mbahet nën vëzhgim për sigurinë që nga tragjedia në festivalin Astroworld në 2021, ku humbën jetën 10 persona.









