Në Gjermani përfunduan zgjedhjet për PE. Unioni CDU/CSU ka shënuar fitore të bindshme, ndërsa partitë në pushtet një rënie shumë serioze.
Fituesi i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në Gjermani është Unioni CDU/CSU. Partitë simotra së bashku kanë fituar, sipas rezultateve të para jozyrtare, rreth 29,5% të votave.
Kristiandemokratët CDU kanë fituar rreth 23,4%, ndërsa kristiansocialët CSU rreth 6,2%. Ndërsa humbësit më të mëdhenj janë partitë e koalicionit në pushtet në Gjermani: socialdemokratët, ekonologjistët dhe liberalët.
Partia socialdemokrate SPD ka fituar sipas prognozave të para vetëm 14,1%, ndërsa ekologjistët kanë rënë në 12,1%, e kjo parti është edhe humbësja më e madhe e zgjedhjeve me një minus prej më shumë se 8% krahasuar me zgjedhjet e kaluara.
Më në fund liberalët kanë fituar reth 4,9%, që është afërsisht sa edhe në zgjedhjet e kaluara. Kandidatja e SPDpër zgjedhjet evropiane Katarina Barley u shpreh shumë e zhgënjyer me rezultatet e votimit. / DW