-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

De Biasi flet për EURO 2024: Italia nuk duhet ta nënvlerësojë Shqipërinë

Kryesoret

Ish-trajneri i ekpipit kombëtar Gianni De Biasi foli për ‘La Gazzetta dello Sport’ në lidhje me ndeshjen që do të luhet në 15 qershor mes Italisë dhe Shqipërisë.

Ai tha se Italia nuk duhet ta nënvlerësojë kurrë kundërshtarin.

“Shqipëria fitoi me rezultat 3-1 ndaj Azerbajxhanit, por ishte ndeshje miqësore. Më pëlqeu si Shqipëria vinte në sulm nga pas.

Pse duhet të frikësohet Italia? Në mesfushë Asllani dhe Ramadani e dinë mënyrën si ta rinisin aksionin. Qendërsulmuesi Broja është fizik dhe mund të shpërthejë në çdo mundësi të vogël. Asani dhe Seferi garantojnë imagjinatë nga jashtë.

Pastaj jepni vëmendje tifozëve, të shtunën në Dortmund do të jenë mijëra shqiptarë të entuziazmuar.

Dobësitë? Nuk e di se çfarë taktika do të përdorë Sylvinho, nëse do të vendos të sulmojë ose të pres. Në përgjithësi, Shqipëria e tij luan në mënyrë proaktive. Sylvinho ka pasur trajner të mirë, për shembull ka punuar me Roberto Mancinin”, deklaroi ai për “Gazzetta dello Sport”.

“Nuk e shoh se kjo mund të jetë avantazh për ne. Shqipëria është kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar, por Spalletti e di më mirë. Jemi favorit me të drejtë”, u shpreh De Biasi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit