-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kosova ‘arrë’ e fortë”! Ramabaja: Rama s’e donte Rugovën, tani do gjunjëzimin e Kurtit

Kryesoret

Sot shënohet 25-vjetori i përfundimit të fushatës 78-ditëshe të bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavinë. Analisti Sadri Ramabaja në një bisedë për “5Pyetjet.al” me Skype u shpreh se kur të zbardhet e vërteta, UÇK-ja do ta ketë lavdinë edhe më të madhe.

E vërteta e mirëfilltë e luftës së lavdishme e ushtrisë çlirimtare të vegjëlisë sikur preferoj unë ta quaj UÇK-në, nuk është zbardhur ende, nuk është shkruar asnjë libër i mirëfilltë, por sidoqoftë, kur të zbardhet e plotë, do ta ketë lavdinë edhe më të madhe. Ka realizuar projektin nacional të mbetur në gjysmë të rrugës në 1878 që është fillimi i rrugëtimit të idealistëve për të krijuar shtetin komb në hapësirën e tij etnike.

Në 10 qershor në 1999 po u imponohej në njërin cep të Shqipërisë, në Kumanovë, ku më 23 dhe 24 Tetor 1912 kishte filluar pushtimi i Shqipërisë verilindore, që sot është një pjesë në kuadër të Maqedonisë së Veriut dhe pjesa tjetër në Kosovë dhe kishte kapitulluar pikërisht në atë Kumanovë në 1999, një koicidencë historike që flet shumë” tha ai.

Situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë e cilësoi si “armëpushim të gjatë të imponuar nga fuqitë perëndimore. Me rezolutën e 2010 Kosovës iu imponua një dialog i gjatë me Beogradin, që e ka sjellë Kosovën në 2018 drejt dështimit të saj të plotë.

Në 2021, 14 shkurti riktheu mundësinë që Kosova të ecë duke shtrirë sovranitetin edhe në veriun e Kosovës. aktualisht Kosova është jo rastësisht një nga demokracitë më funksionale në Ballkanin Perëndimor dhe kjo ndoshta është arritja më e madhe në 25 vjetorin e çlirimit” tha ai.

Sot në një aktivitet në nderë të tij, shumë panelistë u shprehën se Ballkanit i duhet fryma e Rugovës, por Ramabaja ka një tjetër këndvështrim. “Në kuptimin e realizimit të objektivave në rrugë paqësore, ndoshta. Por duhet të themi realitetin, ai ishte pengesa reale e fuqizimit të UÇK-së. Këtë nuk e thonë politikanët e pakurriz, duhet ta thonë intelektualët e rinj që nuk kanë ngarkesa politike”.

Kryeministri i Shqipërisë i thuri mjaft lavde sot Ibrahim Rugovës, por Ramabaja thotë se Edi Rama nuk e ka vlerësuar kur ishte gjallë dhe tani po e përdor për të sulmuar Albin Kurtin.

Unë e lexova fjalimin e tij që mbajti sot në forumin për Ibrahim Rugovën, që ky nuk e ka vlerësuar sa ka qenë gjallë, sikur i thurte elozhe sot, por i shërben për së vdekuri për të luftuar kryeministrin Kurti. Ai nuk do të lejojë asgjë pa shfrytëzuar derisa ta përulë, sidoqoftë pjesëmarrja e tij këtu sot tregoi se përplasja nuk duket se është formale dhe kapriçio personalitetesh, por më e thellë.

Shumë shpejt pres që të verifikohet për aq kohë sa nuk do të thirret mbledhja e përbashkët e dy qeverive që do të duhet të mbahej në Gjakovë problemi është esencial politik, për ta ‘thyer’, gjunjëzuar kurrizin e zotit Kurti. Por jam i bindur se këtë nuk do ia arrijë, as Rama dhe as politikanët të tjerë që e kanë ëndërruar”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic kërkoi kompromis për Kosovën. Ky, tha analisti është projekti i ndarjes duke shtuar se politikanët shqiptarë që ia kanë ofruar në vitet 2018-20 këtë ide, ose kanë shkuar në histori ose janë në prag të shkuarjes në histori.

Vucic nuk heq dorë për të aneksuar pjesë më të veçanta të Kosovë. Kur ai thotë për kompromis, nënkupton idenë e ndarjes së Kosovës, politikanët shqiptarë që ia kanë ofruar në 2018-20 këtë ide, ose kanë shkuar në histori ose janë në prag të shkuarjes në histori.

Kushdo që pretendon që t’ia bëjë pas shpine Kosovës, e humb pushtetin, që prej Mehmet Shehut, por edhe politikanët e tjerë. Kosova është arrë e fortë” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit