Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të komentonte zgjedhjen e Fredi Belerit si deputeti i Parlamentit Evropian. Nga Prishtina, ku ai mbajti një konferencë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kreu i qeverisë shqiptare tha se “nuk kam asnjë koment”.
Si e komenti zgjedhjet e Fredi Belerit eurodeputet? “Nuk kam asnjë koment për këtë, jam në Prishtinë. Për fat të keq politika e jashtme është bërë politikë e brendshme, një tendencë që thellon më shumë, që mund të sjellë më shumë vota këtu po i bën më shumë dëm Kosovës jashtë” tha ai.