Të rinjtë shqiptarë po i shikojnë gjithnjë e më shumë si të përshtatshme platformat e punësimit online.
Sipas të dhënave nga Portali Rajonal i të dhënave Gigmetar, në Shqipëri, gjatë vitit të kaluar ishin të punësuar në platformat online rreth 15 mijë persona.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë numrin më të lartë të të punësuarve online në raport me popullsinë se 9 vende të tjera të rajonit.
Gjithsesi të punësuarit online zënë vetëm 1.1% të punësimit total të raportuar në vitin 2023 për moshat 15 vjeç plus nga INSTAT.
Gati 58% e të punësuarve online në rajon janë përkthyes të pavarur të regjistruar në Up-work, platforma që dominon punëdhënien në distancë në Rajon.
Të ardhurat nga puna online u rritën prej 3.2% mesatarisht më 2023 në krahasim me 2022, por përfitimet më të mëdha i kishin vendet me paga mesatare më të larta, duke zgjeruar më tej hendekun e pagave në të gjithë rajonin.
Upwork, Freelancer dhe Guru ishin platformat kryesore të punëdhënies në distancë në 9 vende të Ballkanit ku janë të punësuar 114,111 profesionistë të pavarur me 2023, prej të cilëve rreth 15 mijë ishin në Shqipëri.
Pas kulmit që shënoi punësimi online gjatë dhe pas pandemisë, në vitin 2023 në shumicën e vendeve të rajonit u ul në të gjitha platformat dhe vendet. (lexo KËTU shkrimin e plotë)