Partia Socialiste pritet që të mbledhë Kongresin Zgjedhor më datë 20 Korrik. Propozimi pritet që të miratohet këtë të hënë pasdite pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së.
Në rendin e ditës në Kongres parashikohet fjala e kryetarit të Partisë, Edi Rama, raportit mbi ecurinë e procesit të rienergjiziimit nga Blendi Klosi, pyetje e diskutime dhe në fund zgjedhja e organeve drejtuese qendrore të partisë.
Në Kongres do të bëhet zgjedhja e anëtarëve të Përfaqësisë së Kongresit Zgjedhor të PS-së.