Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar anëtarët e Partisë Socialiste për 33-vjetorin e themelimit të saj.
“Falënderim plot mirënjohje për simpatizantët e zgjedhësit që e kanë bërë partinë tonë forcën më të madhe të shqiptarisë, mishërim të Shqipërisë Europiane dhe sinonim të fjalës fitore”, shkruan Rama.
Gjithashtu kryeministri ka uruar edhe Kosovën në përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s përkrah UCCK-së.