Sot është ditëlindja e Partisë Socialiste por edhe e Lulzim Bashës. Ndoshta më e keqja për shkak se dje i hoqën vulën. Por cfarë do të ndodhë tani? Mbrëmjen e djeshme Basha mblodhi strukturat duke diskutuar skenarët.
Së pari, një pjesë e strukturave kanë kërkuar rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë, por kishte edhe të tjerë që kërkuan që kjo cështje të mbyllet këtu duke pranuar vendimin e gjykatës së Apelit.
Kishte një grup që kërkuan krijimin e një fraksioni apo edhe themelimin e një partie të re larg ‘Berishizmit’. Pas vulës Bashës pritet që t’i ikin edhe disa nga deputetët e paktë që i kishin mbetur.