-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Duka flet me siguri: Italinë e mposhtim 1-0

Kryesoret

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë parashikimin e ndeshjes me Italinë.

“Fitojmë ne me rezultatin 1-0. Për mua do të ishte bukur nëse Italia do të kualifikohej me ne të paktën deri në fazën e 1/16-ve” tha ai për mediat italiane.

“Për ne është krenari të jemi në EURO 2024 për këtë event madhor. Do të përballemi me tre ekipe shumë të forta si Italia, Kroacia dhe Spanja. Edhe ne jemi një skuadër e mirë, sepse kemi bërë një rrugëtim të bukur përgjatë kualifikueseve. Objektivi ynë? – Do jemi të lumtur nëse do të kualifikohemi në fazën e 1/16-ve.

Në 2015 jemi përballur me Italinë në një miqësore në Xhenova dhe tifozët tanë kanë kënduar himnin shqiptar dhe atë italian. Kemi shumë respekt për Italinë. Shpresojmë që të kalojmë si ne edhe Italia në fazën e 1/16-ve” tha ai.

Cili është “ylli i ekipit”?  “Në fakt forca jonë është kolektivi, sepse e gjithë skuadra është e bashkuar, të gjithë bashkë për qëllimet tona” tha Duka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit