Edhe pak orë na ndajnë nga nisja e Euro2024, por cilët do të jenë yjet e rinj të Kampionatit Evropian që fillon të premten në Gjermani? Në mesin e futbollistëve të rinj ka të tillë që do të shndërrohen në yje të futbollit botëror.
BBC ka përzgjedhur 24 prej lojtarëve të rinj, që nuk janë pjesë e Premier Leagues dhe kampionatit skocez e që ia vlen të shikohen gjatë Evropianit. Mes tyre është edhe një shqiptar Mario Mitaj.
Lista e plotë;
Martin Baturina (Kroaci) – mesfushor i Dinamo Zagrebit, 21-vjeçar
Warren Zaire-Emery (Francë) – mesfushor i PSG-së, 18-vjeçar
Benjamin Sheshko (Slloveni) – sulmues i RB Leipzigut, 21 vjeçar
Brian Brobbey (Holandë) – sulmues i Ajaxit, 22-vjeçar
Florian Wirtz (Gjermani) – mesfushor i Bayer Leverkusenit, 21-vjeçar
Giorgi Mamardashvili (Gjeorgji) – portier i Valencias, 23-vjeçar
Johan Bakayoko (Belgjikë) – lojtar i krahut të djathtë i PSV-së, 21 vjeçar
Georgi Sudakov (Ukrainë), mesfushor i Shakhtar Donetsk, 21-vjeçar
Jamal Musiala (Gjermani) – mesfushor i Bayernit, 21-vjeçar
Joao Neves (Portugali) – mesfushor i Benficas, 19-vjeçar
Strahinja Pavloviq (Serbi) – mesfushor i RB Salzburgut, 23-vjeçar
Leopold Querfeld (Austri) – mbrojtës i Rapid Vjenës, 20-vjeçar
Arda Guler (Turqi) – mesfushor i Real Madridit, 19-vjeçar
Xavi Simons (Holandë) – sulmues i PSG-së, 21-vjeçar
Zeno Debast (Belgjikë) – mbrojtës i Anderlechtit, 20-vjeçar
Mario Mitaj (Shqipëri) – mbrojtës i majtë i Lokomotiv Moskës, 20-vjeçar
(Pas shpërthimit tek AEK Athina, dy edicione premtuese pasuan te Lokomotiv Moska. Ka raportime që Juventusi është shumë i interesuar. Mitaj pritet të startojë në ndeshjen hapëse ndaj Italisë në Dortmund. Do të jetë një mundësi e përkryer).
Vladyslav Vanat (Ukrainë) – sulmues i Dinamo Kiev, 22-vjeçar
Jeremie Frimpong (Holandë) – mbrojtës i djathtë i Bayer Leverkusenit, 23-vjeçar
Matej Jurasek (Çeki) – lojtar i krahut i Slavia Pragës, 20-vjeçar
Morten Hjulmand (Danimarkë) – mesfushor i Sportingut, 24-vjeçar
Kenan Yildiz (Turqi) – sulmues i Juventusit, 19-vjeçar
Lazar Samargjiq (Serbi) – mesfushor i Udineses, 22-vjeçar
Adam Obert (Sllovaki) – mbrojtës i qendrës i Cagliarit, 21-vjeçar
Zan Vipotnik (Slloveni) – sulmuesi i Bordeaux, 22-vjeçar