Ditën e sotme në Dimal u arrestua 51-vjeçari Enrik Begaj banues në fshatin Samatic Dimal.
51-vjeçari ushtronte veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit dhe akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 5 tableta që shërbenin për lojëra fati, 1 pistoletë stilolaps dhe municion luftarak.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.