-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beleri zbut tonet pasi u zgjodh Eurodeputet: Nuk dua të dëmtoj Shqipërinë

Kryesoret

Pasi është zgjedhur eurodeputet, Fredi Beleri ka ulur tonet. “As unë, as Greqia nuk e kemi si qëllim dëmtimin e interesave të Shqipërisë dhe perspektivën e saj europiane” tha ai.

Në një intervistë nga burgu Fredi Beleri kërkon lirimin e tij, duke e konsideruar vendimin të padrejtë.

“Një Shqipëri që është anëtare e BE-së, por që nuk respekton shtetin e së drejtës dhe vullnetin e popullit nuk i përket familjes europiane.

Nuk ka njeri që do që Shqipëria të jetë një vend normal europian më shumë se unë. Ata që më akuzojnë për përçarje, duhet të kërkojnë përgjigjen te populli i Himarës dhe populli grek”.

Beleri pritet të dalë në Gjykatën e Apelit të premten, ku ka ankimuar vendimin e dënimit për korrupsion zgjedhor. Ai vazhdon t’i cilësojë veprimet e drejtësisë ndaj tij të motivuara nga politika.

“Vendimi i vetëm i drejtë do të ishte lirimi im. Nuk ka asnjë provë kundër meje. Nuk ka mundësi që vendimi të jetë ndryshe në ndonjë shtet tjetër. Shqipëria nuk mund të sillet si një vend joeuropian” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit