Ditën e sotme të afërmit dhe miqtë do t’i japin lamtumirën e fundit 20-vjeçarit shqiptar Orgito Lloci, i cili vdiq pas një sherri të ndodhur pasditen e së martës në Greqi.
Shqiptari pas një sherri me dy të rinj grek ra pa ndjenja në mes të rrugës.
20-vjeçari punonte roje plazhi.
Varrimi i Orgitos do të bëhet në orën 12:00 në varrezat e Agios Loukas, në Chania.