-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden-Zelensky marrëveshje 10 vjeçare në fushën e mbrojtjes

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe ai i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkruan të enjten një marrëveshje dypalëshe sigurie 10-vjeçare që synon të forcojë mbrojtjen e Ukrainës përballë sulmeve nga Rusia.

Marrëveshja, e nënshkruar kuadër të takimit të Grupit të Shtatë vendeve më të industralizuara të botës, G7 që po zhvillohet në Itali, synon të angazhojë administratat e ardhshme amerikane që të mbështesin Ukrainën, edhe nëse ish-presidenti Donald Trump fiton zgjedhjet e nëntorit, thanë zyrtarët.

Do të jetë një kornizë për një përpjekje afatgjatë nga ana e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në zhvillimin e forcave të armatosura të Ukrainës dhe një hap drejt anëtarësimit përfundimtar të Ukrainës në NATO, siç thuhet në tekstin e marrëveshjes.

“Qëllimi ynë është të forcojmë aftësitë mbrojtëse dhe parandaluese të Ukrainës për një periudhë afat-gjatë”, tha Presidenti Biden.

Presidenti Zelenskiy e cilësoi marrëveshjen si historike për vendin e tij.

Zoti Zelenskiy ka kërkuar prej kohësh anëtarësimin në NATO, por aleatët nuk e kanë ndërmarrë një hap të tillë. Aleanca perëndimore e konsideron çdo sulm të nisur ndaj një prej 32 anëtarëve të saj si një sulm ndaj të gjithëve, sipas nenit 5 të Traktatit të NATO-s që i referohet mbrojtjes kolektive.

“Palët e njohin këtë marrëveshje si urë mbështetëse për anëtarësimin përfundimtar të Ukrainës në aleancën e NATO-s”, thuhet në tekst.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit