Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Një 35-vjeçar me iniciale K.M., ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas policisë dyshohet se viktima ka qenë duke punuar tek Porti në Porto Romano dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.