Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Një hapje fantastike e Euro2024. Gjermania shkatërroi me rezultatin 5-1 Skocinë. Wirtz, Musiala, Havertz, Füllkrug dhe Can janë autorët e golave për Gjermaninë.
Skocia arriti që të ngushtonte rezultatin, por me një autogol të shënuar nga Rudiger. Starti perfekt i Gjermanisë u lë vendin ndeshjeve të ditës së dytë nesër, ku kryesoret janë Spanjë-Kroaci në 18:00 dhe Shqipëri-Itali në mbrëmje në orën 21:00.