-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-drejtori i USAID-it: Asociacioni nuk është zgjidhje në Kosovë

Kryesoret

Ish-drejtori i USAID-it në Kosovë, Dale Pfeiffer, thekson se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk përbën zgjidhje për situatën në Kosovë. Pfeiffer theksoi se Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe se roli i tij duhet të mbetet kulturor.

“Mendoj që komuniteti ndërkombëtar duhet të shkojë një hap prapa dhe të flasë me kosovarët për situatën, se si e shohin vendin e tyre, botën, problemet e tyre dhe si duhet të merren me Serbinë. Asociacioni nuk është një zgjidhje, ndoshta mund të bëhet një zgjidhje më vonë.

Por është një program i gjatë për t’i bërë serbët të jetojnë të lirë, ta kenë vendin e tyre në shoqëri dhe të ndjehen rehat. Kjo do të kërkojë kohë. Serbia ka një mentalitet të rëndë, me propagandën mbi 20 vite, ku serbët kanë qenë dhe nuk ka pasur një nacionalitet tjetër tek këta”, ka thënë Pfeiffer në një intervistë për “FIVE” të Dukagjinit.

Ai kritikoi partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, duke thënë se po i bëjnë favor Serbisë në përpjekjet për të zgjidhur problemin. Sipas tij, Asociacioni duhet të jetë vetëm një organ kulturor, që u jep serbëve mundësinë të shprehin brengat e tyre, por nuk duhet të ketë një autoritet ekzekutiv.

“Ata po mundohen t’i bëjnë favor Serbisë për të zgjidhur problemin. Asociacioni duhet të jetë kulturor, i cili serbëve duhet t’u japë mundësi që të shprehin brengat e tyre, që të mos jetë një Asociacion politik, dhe nuk duhet të ketë një autoritet ekzekutiv. Nëse keni një Asociacion, pse mos ta kemi një për të gjitha minoritetet dhe një Asociacion për shqiptarët që të merren me çështje kulturore”, ka shtuar Pfeiffer.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit