Ditën e sotme në Lushnjë një 18 vjeçare është gjetur pas 8 ditësh që po kërkohej nga familja.
Më datë 6 qershor ishte babai i saj i cili bëri kallëzimin se ka humbur kontaktet me të bijën.
18-vjeçarja ka qëndruar këto ditë me dëshirën e saj me një 21çvjeçar dhe tani është kthyer pranë familjes në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërsa për 21-vjeçarin ka nisur procedimi penal pasi ai nuk ka bashkëpunuar me policinë për gjetjen e saj.