-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi i G7 në Itali/ Biden thekson mbështetjen për Ukrainën

Kryesoret

Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e shtatë vendeve më të pasura të botës po takohen në Itali, duke nënvizuar mbështetjen për luftën e Ukrainës kundër pushtuesit rus dhe nevojën për arritjen e një armëpushimi në Gazë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, ndoqi nga afër takimin dhe sjell në vazhdim një material nga Borgo Egnazia, vendi ku po zhvillohet takimi i G7.

Një shfaqje parashutistësh shënoi fundin e ditës së parë të takimit të udhëheqësve të G7 të cilët diskutuan për sfidat globale, përfshirë luftërat në Lindjen e Mesme dhe Evropë.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua Ukrainës. Presidenti Joe Biden nënshkroi një marrëveshje sigurie me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

“Do të vazhdojmë mbështetjen për t’u siguruar që Ukraina të korrë fitore dhe Rusia të mos fitojë”, tha Presidenti Biden.

Udhëheqësit e G7 mbështetën planin e zotit Biden për t’i dhënë Ukrainës një hua prej 50 miliardë dollarësh. Huaja do të paguhet nga interesi i akumuluar, rreth 3 miliardë dollarë në vit, nga pasuritë e ngrira ruse me një vlerë prej 280 miliardë dollarësh. /VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit